Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Aziz Kelmendi: Lashë Emmy-n sepse zura të dashur të re

Labels:
Aziz Kelmendi, biznesmeni kosovar rrëfeu dje në gjykatën e Tiranës konfliktin me ish-të dashurën e tij, këngëtaren Elsina Hidërshai me emrin e artit Emmy, që ndërroi jetë në spital, pasi i pandehuri dyshohet ta ketë goditur qëllimisht me makinën e tij për ta vrarë. 
Biznesmeni, pronar i një sërë hotelesh dhe lokalesh në Kosovë, ka hedhur poshtë kategorikisht akuzën e vrasjes, duke pretenduar se ngjarja ka qenë aksidentale. Të njëjtin qëndrim mbajti dhe avokati i tij mbrojtës. Për prokurorinë, ngjarja nuk ka qenë aksidentale, por biznesmeni e ka goditur qëllimisht 21-vjeçaren për ta vrarë.

"Me Emmy-n kam pasur një lidhje dyvjeçare. Kisha synim të shkëputesha prej saj, sepse kam nisur një lidhje të re. Natën e ngjarjes kam shkuar në ambientet e lokal "Venue", ku do të takohesha me këngëtaren Emmy për t'i lënë një porosi. Me vete kisha të dashurën tjetër. Jam larguar pasi doja të evitoja sherrin mes Emmy-it dhe të dashurës sime...kam dalë tek parkingu dhe kam hipur në makinë. Aty ka mbërritur Emmy dhe ka nisur të debatojë. Për të evituar zënkat, kam mbyllur xhamin e makinës dhe jam larguar. Nuk e kam vënë re që këngëtarja ishte kapur te makina dhe është përplasur..", theksoi biznesmeni, rrefimi i te cilit publikohet sot ne te perditshmen "Gazeta Shqiptare".
Pasi dëgjoi pretendimet e të dyjave palëve, gjykata vendosi të lërë në burg biznesmenin Kelmendi, të paktën deri në një vendim të dytë nga Apeli. 

Elsina Hidërshai nga Skrapari, e cila u bë e njohur vitet e fundit pasi ka nxjerrë në treg disa këngë, gjeti vdekjen diten e hene, pas afro 48 orësh në Spitalin Ushtarak në Tiranë./bw

0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List