Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Beogradi nuk do që Lugina të përfshihet në dialog

Labels:
Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Milan Markovic, njëherësh ministër i Pushtetit Lokal, ka thënë se në jug të Serbisë gjithmonë ekzistojnë rreziqe, është “një zonë ku para dhjetë viteve ka përfunduar konfrontimi i armatosur”.

Portali Presheva, citon mediat serbe të ketë deklaruar Markovic se pasojat e konfliktit në Luginën e Preshevës ekzistojnë edhe sot.

“Probleme ka shumë, por edhe rezultatet tona në zgjidhjen e këtyre problemeve në këto dy vitet e fundit janë të padiskutueshme. Është e nevojshme që të vazhdohet politika e zgjidhjes së problemit, durim, tolerancë dhe nuk duhet të përqendrohemi në deklaratat e ndryshme ndezëse si dhe manifestimet politike të papërgjegjshme”, ka thënë ministri Markovic.

I pyetur nëse shteti i Serbisë do të pajtohet për një kërkesë të mundshme të Kosovës që shqiptarët e jugut të Serbisë të jenë temë e dialogut, siç ka paralajmëruar edhe Prishtina, ai ka dhënë përgjigje negative. /Telegrafi
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List