Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Çitaku: Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e BE-së

Labels: ,
Ministrja e Integrimit, Vlora Çitaku gjatë takimit me drejtorin për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Nicolaus Graf Lammbsdorff tha se procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës duhet të hapet sa më shpejt, duke marrë në konsideratë se të gjitha kushtet për fillimin e këtij procesi tashmë janë realizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se temë e diskutimit ishin proceset e integrimit evropian nëpër të cilat po kalon Kosova, sfidat dhe mundësitë për të ardhmen.

“Gjatë takimit Çitaku ka potencuar ndryshimet në qasjen e Qeverisë se re ndaj agjendës evropiane e cila vërehet me aprovimin e Rregullores mbi departamentet për integrim evropian dhe koordinim të politikave në kuadër të ministrive përkatëse që në mbledhjen e parë të Qeverisë”, thuhet në njoftim.

Çitaku theksoi ndër të tjera se BE nuk duhet të ndikohet nga e ashtuquajtura lodhje e zgjerimit dhe se Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e BE-së në një të ardhme sa më të afërt.
Ndërsa, Lammbsdorff ka ofruar mbështetjen e tij dhe të Qeverisë Gjermane për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Ministrja Çitaku së shpejti do të fillojë një turne në vendet anëtare të BE-së, ndër të cilat është edhe Gjermania, për marrjen e këshillave dhe koordinim të proceseve integruese. /Telegrafi
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List