Këngëtarja Elsina Hidersha, e njohur në art me emrin Emmy, pasi qëndroi disa orë në koma, ndërroi jetë rreth orës 02:00 të mëngjesit në Spitalin Ushtarak, në Tiranë. Artistja, e cila u bë mjaft e njohur katër vitet e fundit, nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të rënda në kokë që pësoi pas përplasjes me makinë nga biznesmeni kosovar Aziz Kelmendi, tashmë i
arrestuar. Për babanë e Emmy-t, Ali Hidershën, ajo që i ndodhi vajzës së tij është një vrasje e qëllimshme, e paramenduar madje edhe e paralajmëruar nga ana e autorit. “Dhjetë ditë para ngjarjes, autori e kishte kërcënuar vajzën time, duke i thënë se do ta vriste në raste se nuk do të lidhej me të”, u shpreh Ali Hidersha, gjatë një interviste për gazetën “Panorama”. Madje, ai ndihet fajtor se përse nuk bëri një kallëzim në polici pas këtij kërcënimi dhe nuk do të gjejë qetësi derisa njeriu që i mori jetën të bijës të marrë dënimin maksimal nga drejtësia, edhe pse sipas tij ai është njeri me para dhe dyshon se mund të ketë lehtësira.
Kur e mësuat se vajza juaj kishte ndërruar jetë?
Ka qenë ora rreth 02:00 pas mesnate, kur më thanë që Elsina ndërroi jetë. Ajo ishte në koma. Nuk kam asnjë pretendim për mjekët që u kujdesën për të, sepse që pas operacionit na thanë se sa e rëndë ishte gjendja e saj. Prisnim të ndodhte ndonjë mrekulli, se mjekët nuk kishin se çfarë të bënin më për të. Goditja ishte shumë e fortë në kokë. Unë e pashë vetë vajzën time, ajo kishte plagë pothuajse në të gjithë anën e majtë të saj, në këmbë, në shpatull, por goditjen më të fortë e kishte në kokë.
Vajzën time e vranë. E vranë me dashje dhe e kishin paralajmëruar për këtë krim. Unë kërkoj vetëm drejtësi dhe që policia, ekspertët dhe Prokuroria të mos ndikohen nga ai njeri që është arrestuar për vrasjen e time bije dhe që është biznesmen. Ai e vrau vajzën time, e përplasi me qëllim për ta vrarë. Ai duhet dënuar maksimalisht, pa asnjë lloj tolerimi, se ka bërë krimin më të rëndë që mund të bëjë njeriu.
Pse thoni që vajzën tuaj e kishin paralajmëruar për krimin?
Gati dhjetë ditë para se të ndodhte kjo ngjarje, Elsina më kishte thënë që ky njeri, Aziz Kelmendi, e kishte kërcënuar në telefon. I kishte kërkuar që në rast se nuk do të pranonte të lidhej me të, ai do ta vriste. Por ky është gabimi im që nuk shkova të bëja një kallëzim, pasi vajza më tha që e kishte kërcënuar.
Dhe vazhdimisht pasi ma tha këtë, unë e merrja në telefon dhe e pyesja nëse kishte pasur shqetësime të tjera dhe ajo më thoshte që nuk e kishte kërcënuar më. Sepse rastisi që pas atij kërcënimi, ajo udhëtoi drejt Kosovës se kishte koncerte atje dhe unë shqetësohesha se mos i ndodhte ndonjë gjë.
Në të vërtetë, a ka pasur lidhje vajza juaj me Aziz Kelmendin?
Ai njeri deklaron pa pikën e turpit në polici, që kishte një vit e gjysmë i lidhur me vajzën time. Por kjo nuk është e vërtetë. Elsina nuk pranonte kurrsesi të kishte një lidhje me atë njeri, edhe pse ai atë kërkonte. Ia kishte thënë atij, më kishte thënë edhe mua që atë person e shikonte si mua, sepse ai kishte fëmijët sa Elsina dhe ishte i martuar.
Mbi të gjitha, vajza ime ka qenë disa herë te shtëpia e tij në Kosovë, kur shkonte për koncerte dhe bashkë me të ka qenë edhe djali im që e shoqëronte. Ky njeri, që e vrau vajzën time, e ka ndihmuar në një rast në Kosovë, për të blerë një makinë atje, në mënyrë që ta merrte me një çmim më të lirë. Kjo ka qenë ndihma e tij e vetme dhe për këtë arsye kërkonte si shpërblim që ajo të lidhej me të. Por vajza ime nuk pranoi në asnjë moment që të lidhej.
A ju kanë thirrur për të deklaruar në polici?
Po, kam qenë atje pas ngjarjes dhe ju kam thënë edhe për kërcënimin që ai i kishte bërë vajzës time. Madje, jam nervozuar dhe jam revoltuar jashtë mase në një moment, pasi oficerët e policisë po më tregonin se si kishte ndodhur ngjarja, sipas variantit që kishte dhënë autori i krimit. Nuk është e vërtetë që ajo i është varur në derë për 60 metra, ashtu siç thotë ai. Nuk ka se si të jetë e vërtetë, është e pamundur.
Ai e ka goditur me makinë vajzën time për ta vrarë. Unë i pashë plagët që ajo kishte në trup dhe në kokë. Nuk mund të bëhen ato plagë nga tërheqja zvarrë. Trupi i Elsinës është gjetur pranë makinës së saj dhe sipas meje, ajo mund të ketë bërë debat me të dhe më pas ka qenë duke shkuar për të hipur në makinën e vet dhe aty, ai mund ta ketë përplasur.
Me kë ka qenë e shoqëruar atë natë në lokal Elsina?
Ka qenë me një mikeshën e saj, këngëtare kosovare. Por ajo nuk ka parë asgjë, sepse ka qenë brenda dhe nuk është në gjendje të tregojë se çfarë ka ndodhur.
Me kë ka qenë e shoqëruar atë natë në lokal Elsina?
Ka qenë me një mikeshën e saj, këngëtare kosovare. Por ajo nuk ka parë asgjë, sepse ka qenë brenda dhe nuk është në gjendje të tregojë se çfarë ka ndodhur.
Po policinë kush e ka lajmëruar për ngjarjen?
Me aq sa morëm vesh ne, policinë e ka lajmëruar vetë ky biznesmeni nga Kosova që vrau vajzën. Por ai ka lajmëruar duke thënë që ka ndodhur një aksident te Kodra e Priftit, pranë lokalit “Venue”. Ndërkohë, ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes, pasi përplasi vajzën. Është rikthyer aty, pasi ka rregulluar gjërat, ka fshehur provat dhe ka siguruar dëshmitarët.
Kush ishin dëshmitarët e tij, i njihni ju ata?
Jo, ne nuk i njohim, madje nuk ua kemi marrë vesh as emrat, edhe pse duam shumë të dimë se kush janë. Sipas autorit, ata kanë qenë në makinë me të në momentin e ngjarjes, gjë që ne e dimë mirë që nuk është e vërtetë. Autori i vrasjes së vajzës sime pretendon se në makinë bashkë me të, ka qenë edhe një mashkull tjetër dhe një femër, që ne nuk ua dimë emrat dhe nuk e dimë se kush janë. Këngëtarja nga Kosova, mikja e vajzës time, që ishte me të atë natë, është thirrur për të deklaruar në polici dhe aty është ndeshur në korridoret e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, me djalin që ndodhej në makinë me të arrestuarin, ose të paktën pretendonte se ka qenë në makinë dhe ishte dëshmitar. Ai i është drejtuar shoqes së vajzës time, këngëtares nga Kosova, duke i bërë një lloj presioni. I ka thënë “Kujdes se çfarë do të deklarosh”. Ndërsa autori i vrasjes, i është drejtuar me gjuhën e tij, duke i thënë, “O çikë, ti me kë je? Je me ne?”.
Po mikesha e Elsinës, këngëtarja kosovare, nuk e njeh atë vajzën që ishte e shoqëruar me autorin e ngjarjes?
Ajo na tha që vetëm emri i saj nuk i kujtohej. Ajo është shqiptare, banon në Tiranë, bashkë me personin tjetër që ishte dëshmitari i të arrestuarit, që edhe ai po ashtu është shqiptar. Këngëtarja tregoi se vajza që ishte shoqëruar në polici për të dëshmuar, ishte me shapka dhe rroba shtëpie, gjë që tregon se ajo ka qenë në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk ka parë asgjë. Por autori mund të ketë shkuar në shtëpi që ta marrë. Shoqja e Elsinës na tregoi se ajo vajzë ishte e njohur e time bije, pasi tri ditë para ngjarjes janë takuar në një pub në Tiranë, por emri nuk i kujtohej.
Ajo na tha që vetëm emri i saj nuk i kujtohej. Ajo është shqiptare, banon në Tiranë, bashkë me personin tjetër që ishte dëshmitari i të arrestuarit, që edhe ai po ashtu është shqiptar. Këngëtarja tregoi se vajza që ishte shoqëruar në polici për të dëshmuar, ishte me shapka dhe rroba shtëpie, gjë që tregon se ajo ka qenë në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk ka parë asgjë. Por autori mund të ketë shkuar në shtëpi që ta marrë. Shoqja e Elsinës na tregoi se ajo vajzë ishte e njohur e time bije, pasi tri ditë para ngjarjes janë takuar në një pub në Tiranë, por emri nuk i kujtohej.
Po dëshmitarë të tjerë janë shoqëruar për t’u pyetur në polici?
Aty ka pasur plot njerëz që kanë parë ngjarjen se si ka ndodhur, sepse kanë qenë hapur dy lokale. Por kur iu kërkova policëve që të thirren dëshmitarë të paanshëm, që kanë parë ngjarjen me sytë e tyre, madje edhe u revoltova, ata më thanë që shkoni gjejini dëshmitarët. Po pse detyra jonë është të gjejmë dëshmitarët. Djali im ka qenë vetë atje te lokali para të cilit ndodhi vrasja e vajzës time dhe ka folur me një prej rojeve.
Ai i ka thënë që ka qenë me kurriz dhe nuk ka parë se si ka ndodhur. Por ai më tha që “kam dëgjuar një zhurmë të madhe dhe jam kthyer menjëherë. Pashë një makinë që iku me shpejtësi dhe një njeri që ishte shtrirë në tokë”. Ai ka bërë vrasjen dhe është larguar. Ka marrë masat, është përgatitur dhe është rikthyer te vendi i krimit. Ndryshe si do të shpjegohet se është zhdukur çanta e vajzës time, ku ka pasur brenda edhe dy celularët e saj, që nuk po i gjen dot as policia. Ai i ka zhdukur me qëllim. Unë kam provuar të lidhem me celularët e time bije, i kam rënë telefonit dhe fillimisht më ka dalë i zënë, pastaj ka dalë vazhdimisht i fikur.
Ju e konsideroni si fshehje të qëllimshme çantën me celularët e vajzës tuaj?
Pa diskutim që është e qëllimshme. Është një provë mjaft e rëndësishme për të zbuluar të vërtetën e krimit, arsyet e vrasjes së sime bije. Madje, celularët kanë shumë mesazhe, që mund të ndihmonin hetimet. Ashtu siç ju thashë, vajza është kërcënuar para dhjetë ditësh nga i njëjti person që i mori jetën.
Ajo është kërcënuar me vrasje dhe kërcënimi i është bërë nga telefoni. Ai e ka fshehur me qëllim çantën dhe mbase i ka zhdukur edhe celularët. E ka bërë që të dilte i larë nga kjo histori. Por unë jam i sigurt që ai i ka zhdukur celularët dhe është kujdesur shumë për ta bërë këtë, për këtë arsye është larguar edhe nga vendi i ngjarjes dhe pastaj është rikthyer. Gjithsesi, tabulatet ekzistojnë dhe gjithçka do të merret vesh. Mua më iku vajza ime, por nuk do të gjej qetësi kurrë nëse autori nuk merr dënimin maksimal që i takon të marrë.
Ditelindja e pafestuar
Ashtu si edhe vitin e kaluar, Emmy kishte planifikuar që në ditëlindjen e saj, më 15 mars, kur do të mbushte 22 vjeç, do të organizonte një festë për të gjithë miqtë dhe kolegët e saj. Madje, disa prej miqve më të ngushtë të saj treguan se Emmy kishte filluar që tani me përgatitjen e ftesave, prenotimin e lokalit dhe çdo detaj tjetër, por gjithçka mbeti pa realizuar.
I arrestuari
Ndaj tij flasin kundër dhjetëra dëshmitarë që kanë qenë të pranishëm dhe kanë parë që aksidenti ka qenë i qëllimshëm dhe vetëm dy persona mbështesin variantin e të arrestuarit. Biznesmeni kosovar i arrestuar nga Policia e Tiranës pretendon se ngjarja është aksidentale.
Gjatë deklarimeve të tij para oficerëve të policisë, Aziz Kelmendi është shprehur se në asnjë moment nuk i ka shkuar ndërmend që të përplasë me makinë të dashurën e tij, me të cilën kishte gati 2 vjet i lidhur. Sipas tij, Emmy është kapur në makinë, tek xhami i saj, është varur tek dera e makinës, teksa mjeti ishte në lëvizje dhe për pasojë është aksidentuar./topLajm
Post a Comment