Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Interi kërkon Xhemajlin

Labels:
Kampioni i Italisë, Evropës dhe i botës, skuadra e Interit, ka shprehur interesim të forcojë radhët e veta me mesfushorin shqiptar të Parmës, Blerim Xhemajli. Lajmi është bërë i ditur të martën nga mediumet italiane, të cilat kanë konfirmuar se krerët e Interit po e përcjellin Xhemajlin në çdo ndeshje. 
Trajneri i Interit, Leonardo, i ka dhënë dritën jeshile drejtorit sportiv Marco Branca të negociojë për Xhemajlin 24-vjeçar, që këtë edicion ka treguar paraqitje të vlerësuara në Serie A. 
Xhemajli është bërë pjesë e Parmës, pasi kjo skuadër bleu kartonin e tij nga Torino për 3.5 milionë euro para fillimit të këtij sezoni.

Për shërbimet e Xhemajlit, skuadra e Interit është e gatshme të paguajë një dëmshpërblim prej gjashtë milionë eurosh, pasi Leonardo ka thënë se mesfushori shqiptar është ndër futbollistët kryesor te Parma. 
"Interi e sheh Xhemajlin si përforcim adekuat në mesfushë për edicionin e ardhshëm. Paraqitjet e Xhemajlit të Parma këtë edicion kanë bindur edhe trajnerin Leonardo, i cili ka kërkuar transferimin e tij në fund të këtij edicioni", shkruan sajti "Virgilio Sport" të martën. 
Mesfushori shqiptar këtë edicion ka regjistruar 21 ndeshje në Serie A dhe është i padiskutueshëm në përbërjen e parë të trajnerit Pasquale Marino. Ai ka kontratë me Parmën deri në qershorin e vitit 2015. 

Paraqitjet e mira të Xhemajlit me fanellën e Parmës kanë bërë që edhe seleksinuesi i Përfaqësueses së Zvicrës, Ottmar Hitzfeld ta rikthejë në ekip. Ai deri më tani ka regjistruar 11 paraqitje me "helvetikët". 

Xhemajli në verën e vitit 2008 kaloi në Serie A te skuadra e Torinos nga Boltoni, fillimisht si huazim, kurse në verën e vitit 2009 kartoni i tij u ble nga ekipi italian për dy milionë euro. Ai para fillimit të edicionit 2009/10 u huazua te Parma, pasi Torino nuk arriti të sigurojë mbijetesën në Serie A.

Gjatë miniafatit kalimtar të janarit për transferimin e Xhemajlit interesim patën treguar edhe skuadrat e tjera italiane, si Palermo e Fiorentina.
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List