Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Kërkimlejen e Kosovës FIFA e çon në UEFA

Labels: ,
Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s ka shqyrtuar kërkesën e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), që Përfaqësueses së Kosovës t'i lejohet zhvillimi i ndeshjeve miqësore. FIFA nuk ka marrë vendim për kërkesën e Federatës së Futbollit të Kosovës, por është pajtuar që kjo kërkesë duhet t'i dërgohet UEFA-s. Kjo është bërë e ditur në njoftimin zyrtar të FIFA-s, të lëshuar të enjten, pas takimit dyditor të Komitetit Ekzekutiv të mbajtur në Zuerich. 

"Federata e Futbollit të Kosovës ka kërkuar autorizimin për të luajtur ndeshje miqësore ndërkombëtare si në nivel të klubeve ashtu edhe në nivel të përfaqësueseve. Është pajtuar që kjo kërkesë duhet t'i dërgohet UEFA-s", thuhet në njoftimin e FIFA-s. 

FIFA në vitin 2008 ia kishte ndaluar Kosovës që të zhvillonte ndeshje m
iqësore me përfaqësuese të huaja. Nga ajo kohë Kosova ka luajtur vetëm miqësore me klube të ndryshme. 

Dy ditë më parë kërkesa e FFK-së për lejimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare është shqyrtuar edhe nga Asociacioni i Federatave të FIFA-s. Pjesë e këtij organi është edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili edhe e ka hapur diskutimin për kërkesën e FFK-së. Në Asociacionin e Federatave nuk ka pasur asnjë kundërshtim për kërkesën e FFK-së. 

Ndërkohë kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, ka thënë se Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s ka autorizuar Komitetin e Federatave të FIFA-s që të merret me rastin e Kosovës. 
"Komiteti i Federatave të FIFA-s është autorizuar të merret me Kosovën. Kryetari i këtij komiteti, Geoff Thompson, do të paraqesë fillimisht rastin e Kosovës në UEFA", ka thënë Vokrri. 

Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, ka thënë se UEFA nuk do të merret me rastin e Kosovës para mbajtjes së zgjedhjeve në Federatën Evropiane. Kongresi i UEFA-s mbahet më 22 mars. 

"UEFA do të studiojë rastin e Kosovës. Por kjo nuk pritet të ndodhë para zgjedhjeve të kësaj federate që janë më 22 mars. Pas zgjedhjes së organeve të reja pritet të merret ndonjë vendim", ka thënë Salihu./kn
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List