Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Ministri Kuçi ofron mbështetje për gjyqësorin

Në takimin e zhvilluar me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ofroi mbështetjen e tij të plotë për një sistem të pavarur gjyqësor, për organizim sa më të mirëfilltë të gjykatave në Republikën e Kosovës, për krijimin e infrastrukturës së domosdoshme ligjore për to dhe për kushte tjera që do ta rrisin efikasitetin në gjykata.

 “Unë do të punoj shumë afër me Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe do t’i kryejë obligimet e mia duke ruajtur në tërësi pavarësinë e sistemit gjyqësor të Kosovës, bile duke e forcuar atë dhe duke mundësuar që në kushte dhe rrethana tona, gjyqtari dhe prokurori i Republikës së Kosovës të ndihet njeri i respektuar, që njerëzit ta shohin si shpresë në Republikën tonë”, tha Kuçi.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, tha së zgjedhja e Hajredin Kuçit në pozitën e ministrit të Drejtësisë, është një shpresë më shumë për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe shpresohet që në të ardhmen koordinimi i punëve në Ministrinë e Drejtësisë të jetë në nivel më të kënaqshëm. “Ne na lidhin shumë punë sa i përket kompetencave dhe legjislacionit që Ministria e Drejtësisë në përgjithësi merret dhe ne i koordinuam disa veprime dhe punë për të ardhmen, në mënyrë që gjyqësori të ketë një imazh më pozitiv”, tha Peci./kn
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List