Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Pesë mënyra për të larguar tymin e duhanit

Labels:
Askush nuk pëlqen të ulet në hapësirën e tymosur, ku të zihet fryma, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për duhanpirës apo joduhanpirës. Nëse keni pasur mysafirë pas të cilëve ju ka
mbetur në shtëpi tymi i duhanit, provoni disa nga truket vijuese dhe largoni aromën e duhanit menjëherë. 

Uthulla dhe qymyri aktiv
Në disa enë të vogla hidhni pak uthull vere apo vëni një copëz të qymyrit aktiv dhe lërini në hapësirën ku është pirë duhan. Thëngjilli dhe uthulla absorbojnë dhe neutralizojnë aromat e pakëndshme, e vetmja gjë për të cilën duhet të keni kujdes është t’i mbani larg nga qasja e fëmijëve.

Freskuesit në qese
Rrobat dhe flokët më së shpejti e thithin tymin e duhanit, por nëse tashmë ka ndodhur që xhaketa, shalli dhe dorezat të kenë qenë në hapësirën e tymosur, së pari ajrosni mirë, dhe pastaj lëreni të qëndrojnë gjatë natës në qesen plastike ku keni lënë palloma aromatike apo freskues në qese që  zakonisht i mbani në dollap.

Rëra e maceve
Në tavlla hidhni pak rërë të zakonshme apo nëse gjeni rërë aromatike për mace. Rëra do të largojë tërësisht aromën e pakëndshme të bishtave të cigareve, dhe më lehtë do të pastroni tavllën. 

Soda e bukës
Tymi i cigareve rri gjatë në perde, mobilie, madje edhe në qilima. Provoni që në mbrëmje para se të shkoni për të fjetur të hidhni pak sodë buke nëpër tepih, në garniturën për ulje dhe perde, dhe pastaj në mëngjes fshini me thithëse tërë hapësirën. 

Peshqiri dhe uthulla 
Së pari ajrosni hapësirën dhe pastaj zhyteni peshqirin apo ndonjë leckë të kuzhinës në uthull. E shtrydhni peshqirin dhe e valëvitni disa herë nëpër hapësirë. Edhe pse tingëllon qesharake në mënyrë efikasve i largon aromat e pakëndshme.
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List