Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Policia, asnjë provë për demonstratën

Labels:
“Shkrihen” akujt mes policisë dhe prokurorisë për hetimet e 21 janarit, ngjarje e cila trazoi sistemin e drejtësisë shqiptare, madje institucionet u vunë kundër njëra-tjetrës, duke mos zbatuar urdhra 
dhe vendime.

Kryeprokurori i Tiranës, Sokol Malaj, ka pritur dje në një takim drejtorin e Policisë së Tiranës, Sajmir Muço, si dhe oficerët e policisë që janë marrë me ngjarjet gjatë dhe pas 21 janarit.

Tema e takimit ka qenë shkëmbimi i informacioneve për këtë ngjarje, ndërsa janë lënë edhe detyra konkrete nga secila palë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Megjithëse kanë kaluar 42 ditë nga 21 janari, Policia e Shtetit është kujtuar më në fund t’i bindet prokurorisë dhe të bashkëpunojë për hetimet, të cilat duhet thënë se janë penguar nga policia dhe Garda e Republikës.

Takimi ka zgjatur rreth 60 minuta dhe palët kanë diskutuar për zgjidhjen e ngërçit. Grupi hetimor i prokurorisë ka qenë i prerë se urdhrat e saj duhen zbatuar nga policia, ndërsa këta të fundit deklaruan se do të zbatojnë ligjin./tch/
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List