Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

FMN-ja ka përfunduar shitjen e 403 tonë ari

Labels:
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) bëri të ditur përfundimin e shitjes së 13 për qind të rezervave të saj të arit nga 403,3 tonë,
me qëllim që nga mjetet e realizuara të sigurojë ndihmë financiare të vendeve të varfëra.

Fondi e ka shitur arin drejtpërdrejt në bankat qendrore ose në institucione të tjera zyrtare. Të gjitha transaksionet janë realizuar sipas çmimeve të tregut në faza, me qëllim që të shmangen pasojat negative në treg.

Arin nga rezervat e veta FMN-ja e shiti në dy faza, me atë që në të parën, të përfunduar në shkurt, janë shitur 212 tonë. Banka rezervë në Indi atëherë ka blerë 200 tonë, banka qendrore në Mauritani dy tonë dhe banka qendrore në Sri Lankë dhjetë tonë.

Nga këto transaksione FMN-ja realizoi të ardhura prej rreth tetë miliardë dollarëve.

Fondi tash për tash nuk publikoi se kush janë blerësit e arit në kuadër të fazës së dytë të shitjes prej 190 tonëve.

Gjatë vitit, çmimet e arit u rritën për 27 për qind, në 1.390 dollarë mesatare për një finë uncë, kështu që nuk përjashtohet që në fazën e dytë të shitjes fondi të ketë përfituar më shumë sesa në të parën./yp
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List