Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Ja si punoi Dick Marty për t'i akuzuar shqiptarët

Labels: ,
Metoda e Dick Marty-t është e veçantë: ai preferon që evidencat rrethanore t'i paraqesë si
dëshmi. Ndërsa raportin e tij ai e sheh edhe si nisje të hetimit e jo si përfundim të tij. Gjahtari i mafias nënvleftësohet.

Evidencat rrethanore si dëshmi 

Kur Dick Marty paraqet një raport hetimor investigativ është për të pasur kujdes. I ngarkuari i posaçëm i Këshillit të Evropës nga njëra anë ka tendencë që t'i paraqesë evidencat rrethanore si dëshmi. 

Nga ana tjetër, anëtari i Dhomës së Lartë të Parlamentit Zviceran rregullisht nënvleftësohet nga të tjerët. Një raport mund të jetë përfundimi i një hetimi ose fillimi i tij, tha njëherë Marty në lidhje me burgjet e CIA-s. 

Raportin e tij të parë të publikuar në vitin 2006 për Këshillin e Evropës e panë me shpoti, kurse për raportin e dytë, në të njëjtin vit buzëqeshën. Ndërkohë, qeveria britanike i ka kërkuar falje Marty-t, kurse disa vende evropianolindore kanë ngritur komisione hetimore parlamentare.

Metoda 
Marty e quan metodën e tij "dialektikën e së vërtetës". E thënë troç: ai përpiqet në fazën e parë të hetimeve që të mbledhë sa më shumë material rëndues që të jetë e mundur, e dendëson të gjithën me pohime anonime të dëshmitarëve, shpall zbulime shokuese, ua dërgon projektin e raportit medieve të caktuara, qëndron i tërhequr dhe në kulmin e tensioneve del para kamerave dhe mikrofonëve. 

Synimi i këtij ushtrimi: të ngrihet sa më shumë pluhur, në mënyrë që të lajmërohen dëshmitarë të tjerë dhe informatorë dhe të aktivizohen aktorë të tjerë. Kur e pyesin për dhuntinë e tij, për të inskenuar raporte hetimore, ai tërheq vëmendjen jo për kohën kur ka qenë gjahtar i mafias në Tessin, por flet për një person: "Unë jam një admirues i madh i Steve Jobs. 65-vjeçari admiron talentin e shefit të koncernit Apple, për t'i mbajtur produktet kaq kohë të fshehura, derisa prej tyre të presësh mrekulli. 

Por metoda Marty ka një anë tjetër. Raporti i tij akuzon persona me emër, se kanë kryer krime të përbindshme, pa paraqitur dëshmi. Luftëtarët e UÇK-së, të cilët paraqiten me të padrejtë ose me të drejtë si kasapë, nuk mund ta çojnë në gjyq Martyn dhe as të vërtetojnë të kundërtën.

Kundërshtar i njohjes së Kosovës
Aq më e rëndë është kritika e kosovarëve, se Marty nuk është vetëm hetues, por edhe palë. Me të vërtetë, tesinasi, i cili është prej 15 vjetësh anëtar i Dhomës së Lartë të Parlamentit, është shprehur në mënyrë të përsëritur me vendosmëri kundër një njohjeje të Kosovës. Ai u përpoq që ta relativizonte përfytyrimin e "serbit të keq" dhe të "kosovarit të mirë". Në Beograd ai gjeti vitet e fundit dyer të hapura dhe dëshmitarë të gatshëm për bisedime. Në Prishtinë, kryeministri Thaçi shpalli të enjten se do ta padisë Martyn. Gjahtari i mafias, që ka marrë shumë dekorata, vepron përsa i përket punës së tij i vetëm. Marty i mbërthehet një rasti dhe nuk e lëshon më. Kur merr një mandat të ri, atë nuk e frenon më dot askush. Më parë ishin gjykatësit ata që vendosnin për vlerën e një materiali konfirmues, sot është publiku. Dhe ky publik nuk është i korruptueshëm.

Anti-shqiptari Dick Marty
Kush është Dick Marty? Reporteri i Këshillit të Europës edhe pse mbron të drejtat e njeriut, njihet si një person që ka pak simpati për shqiptarët, duke dalë kundër të drejtës së tyre për të patur një shtet të pavarur në Kosovë. 

Marty, një person lunatik, kundërshtoi fort pavarësinë në 2008, duke lëshuar që atëherë akuza ndaj UÇK-së. Pak ditë nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 ai tha se vendimi për shpalljen e saj nuk është marrë në Prishtinë. 

Ai foli për “kutinë e pandorës” dhe pasojat e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Po shumëkush mund të thotë, pse ky raport erdhi pikërisht pas zgjedhjeve në Kosovë, ku PDK, forca politike e drejtuar nga Hashim Thaçi, që është edhe i akuzuari i Marty-t, u quajt fituesja e zgjedhjeve? 

Në intervistën e dy viteve më parë Dick Marty thotë shprehimisht kështu: “Konstatoj se Kosova e administruar nga komuniteti ndërkombëtar pas 10 vjetësh ka një ekonomi që nuk ekziston, është kthyer në një qendër të krimit të organizuar e të trafikut të drogës, armëve dhe qenieve njerëzore. Konstatoj se nuk ka një shoqëri të vërtetë civile e cila të ngrejë themelet e një demokracie të vërtetë…”.
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List