Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Kacin: Akuzat nuk ndikojnë mbi bisedimet

Labels: ,
Raportuesi për Ballkanin i Parlamentit të Evropës, Jelko Kacin, ka deklaruar se akuzat në projekt raportin e të dërguarit të KE-së
 Dick Marty, nuk mund të jenë një argument dhe arsyetim për shtyrjen e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për BBC-në Kacin e cilësoi gatishmërinë e presidentit Tadiç dhe kryeministrit Thaçi për t’u takuar si manifestim të vullnetit të mirë dhe pozitiv për fillimin e dialogut.
Sipas tij nëse projekt raporti i Dick Marty-t do të miratohet në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, atëherë Shqipëria dhe Kosova do të kenë nevojë për një ndihmë ndërkombëtare në hetimin e akuzave të bëra.
“Unë besoj se në njërën anë Shqipëria dhe institucionet e saj dhe në anën tjetër Kosova dhe institucionet e saj kanë nevojë për ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare dhe unë shpresoj se situata do të qartësohet sa më shpejt të jetë e mundur. Në anën tjetër projekt raporti është shumë i përgjithësuar dhe ne presim që të shohim diçka më shumë, diçka më konkrete që do të jetë e mjaftueshme që të nxisin hetimet sa më shpejt të jetë e mundur” theksoi Kacin.

Gjithashtu Kacin ka përmendur mundësinë e kandidimit të kryeministrit në dorëheqje për president të vendit duke e cilësuar këtë hap të mundshëm, pas publikimit të projekt raportit të Dick Marty, si shmangie nga situata aktuale shumë e rëndë dhe bllokuese në rastin e krijimit të Kuvendit të ri, të qeverisë se re të Kosovës dhe më vonë edhe të presidentit të vendit. 
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List