Raportuesi për Ballkanin i Parlamentit të Evropës, Jelko Kacin, ka deklaruar se akuzat në projekt raportin e të dërguarit të KE-së
Dick Marty, nuk mund të jenë një argument dhe arsyetim për shtyrjen e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për BBC-në Kacin e cilësoi gatishmërinë e presidentit Tadiç dhe kryeministrit Thaçi për t’u takuar si manifestim të vullnetit të mirë dhe pozitiv për fillimin e dialogut.Sipas tij nëse projekt raporti i Dick Marty-t do të miratohet në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, atëherë Shqipëria dhe Kosova do të kenë nevojë për një ndihmë ndërkombëtare në hetimin e akuzave të bëra.
“Unë besoj se në njërën anë Shqipëria dhe institucionet e saj dhe në anën tjetër Kosova dhe institucionet e saj kanë nevojë për ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare dhe unë shpresoj se situata do të qartësohet sa më shpejt të jetë e mundur. Në anën tjetër projekt raporti është shumë i përgjithësuar dhe ne presim që të shohim diçka më shumë, diçka më konkrete që do të jetë e mjaftueshme që të nxisin hetimet sa më shpejt të jetë e mundur” theksoi Kacin.
Gjithashtu Kacin ka përmendur mundësinë e kandidimit të kryeministrit në dorëheqje për president të vendit duke e cilësuar këtë hap të mundshëm, pas publikimit të projekt raportit të Dick Marty, si shmangie nga situata aktuale shumë e rëndë dhe bllokuese në rastin e krijimit të Kuvendit të ri, të qeverisë se re të Kosovës dhe më vonë edhe të presidentit të vendit.
Post a Comment