Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Aksidentohet autobusi me kosovarë në Gjermani

Labels: ,
Siç njofton agjencia gjermane e lajmeve DPA, të enjten paradite në austostradën A8 në mes të Munihut dhe Shtutgartit në Gjermani, një kamion është
ndeshur me një autobus të mbushur përplot me udhëtarë nga Kosova.
Sipas njoftimeve të para të bëra nga policia e Augsburgut, në ora 7:15 të mëngjesit, kamioni me tabela regjistrimi italiane dhe drejtues italian, është ndeshur me autobusin e udhëtarëve mes pompës së benzinës në “Zusmarshausen” dhe daljes nga autostrada “Adelsried”, pika këto mes Munihut dhe Shtutgartit.
Në të dy drejtimet autostrada tash e disa orë është mbyllur kurse sipas të dhënave të para ka edhe të lënduar rëndë nga ky aksident.
Siç ka mësuar “Zëri”, nga ky aksident janë lënduar rreth 30 udhëtarë kurse katër prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Shumë prej udhëtarëve po trajtohen në vend të ngjarjes dhe në spitalin e qytetit të Augsburgut në gjermani.
Poashtu është bërë e ditur që fjala është për agjencionin e udhëtimeve “Vector” me seli në Kosovë dhe Gjermani. Dy prej udhëtarëve njoftohet të jenë lënduar rëndë.
Ndërkaq, policia gjermane ende nuk ka dhënë asnjë informatë rreth identitetit të kompanisë së autobusit dhe udhëtarëve nga Kosova. /Zëri
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List