Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Bastiset në veri Kryeradikali serb

Labels:
Shtëpia e Igor Vujnoviqit, komandantit të organizatës ‘Obraz’, është bastisuar nga policia e Kosovës të martën, në orët e vona të mbrëmjes. Kontrollin e shtëpisë së
Igor Vujnoviqit e ka konfirmuar edhe policia në Mitrovicë. Ai është bastisur për dyshim të përfshirjes së tij në posedim dhe shpërndarje të materialit të ndryshëm propagandues kundër institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe individ të përkatësisë etnike serbe. "Gjatë kontrollit të shtëpisë, hetuesit policor kanë arritur që të gjejnë elemente dhe prova të mjaftueshme për të cilat edhe është iniciuar bastisja, me ç’rast janë sekuestruar një sasi e konsideruar e dokumenteve nacionaliste dhe materialit propagandues, vule, kompjuterë dhe telefonë celular", thuhet në një komunikatë të policisë.
Më tej theksohet se operacioni i kontrollit policor të shtëpisë ka përfunduar pa ndonjë incident të shënuar, ndërsa i dyshuari, ndaj të cilit edhe është iniciuar bastisja, në mungesë të prezencës së tij, është ftuar që të paraqitet tek hetuesit policor për intervistim. Veç materialit propagandues dhe kërcënues, hetuesit policor kanë identifikuar edhe librezën e anëtarësisë së të dyshuarit si udhëheqës i organizatës nacionaliste serbe “Otadjbina”, e  bashkë me të edhe rregulloren e kësaj organizate.
Prokurori publik i prokurorisë së qarkut në Mitrovicë, është informuar lidhur me veprimet e ndërmarra policore në rastin e bastisjes, ndërsa rasti fillimisht ishte iniciuar si vepër penale “kanosje” të paraparë në bazë të kodit penal të Kosovës. Hetimet shtesë lidhur me përfshirjen e të dyshuarit në këtë rast, do të ndiqen nga hetuesit policor të stacionit veri në bashkëveprim me hetuesit rajonal të policisë së Kosovës në Mitrovicë, ndërsa vepra penale do të ri-kualifikohet në bashkëpunim me prokurorin e çështjes. /indeksonline
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List