Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Qëndrimi i tepërt para televizorit rrezikon zemrën

Labels: ,
Qëndrimi përpara televizorit për më tepër se dy orë në ditë rrit mundësinë e shfaqjes së atakut kardiak dhe sëmundjeve të ndryshme të zemrës.
Një grup studiuesish nga Universiteti i Londrës, më në krye mjekun Emanuel Stamatakis, morën në vëzhgim 4 512 persona nga Skocia, shkruan revista "Journal of the American College of Cardiology". Për katër vite më radhë, është regjistruar me hollësi cdo minutë i qëndrimit të tyre përpara televizorit, përpara kompjuterit, apo duke luajtur me video.   

Brenda katër viteve të studimit, 325 nga personat e përfshirë në të ndërruan jetë nga ataku kardiak, ndërsa 215 të tjerë arritën t’i shpëtojnë vdekjes megjithëse edhe ata pësuan atak.

Sipas studimit të këtij ekipi, risku i atakut kardiak tek personat që qëndrojnë përpara televizorit mbi 4 orë në ditë, është 48 % më i lartë se i atyre që qëndrojnë rreth 2 orë. Ndërkaq, mundësia që një person që sheh 2 orë televizor të pësojë atak kardiak, është 125 për qind më e lartë se e atyre që nuk shohin fare televizor.

Statistikat tregojnë se një numër i madh personash ulen me orë të tëra përpara televizorit pasi kanë përfunduar punën. Studiuesit këshillojnë që të minimizohet sa më shumë qëndrimi pasiv përpara televizorit, në të kundërt rritet seriozisht mundësia e prekjes së tyre nga sëmundjet e zemrës./topLajm
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List