Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

AKR: Topi është te PDK-ja

Labels: ,
Ende nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe AKR-së për koalicionin e ardhshëm qeverisës.

Ndërsa Aleanca Kosova e re nuk lëshon pe për postin e presidentit, strukturat drejtuese të Partisë Demokratike të Kosovës kanë nisur këtë pasdite takime në përpjekje për të gjetur zgjidhjen.

Ndërkohë, nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Ibrahim Makolli, thotë se gjatë ditës së sotme mund të ketë takime tjera me PDK-në.

Sidoqoftë, Makolli shprehet se AKR-ja nuk ka lëvizuar nga qëndrimi i saj që president i ardhshëm të jetë kreu i partisë, Behxhet Pacolli.

“Nuk është sikur dikush e ka kuptuar si kusht nga ana e koalicionit, por është pjesë e hapësirës së punës që ne vazhdimisht e kemi potencuar dhe, natyrisht, presidenti i AKR-së, zoti Pacolli, vazhdon të jetë kandidat për president nga AKR-ja - qëndrim ky që është i panegociueshëm sa i përket kësaj pozite”
, deklaron Makolli.

Por, në PDK janë shtuar zërat që posti i presidentit t’i rezeverohet ushtruesit aktual të detyrës së presidentit, Jakup Kransiqit, që njëherësh është sekretar i përgjithshëm i PDK-së.

Një gjë të tillë edhe vetë zoti Krasniqi ka thënë se do ta dëshironte. Në anën tjetër, analistët vlerësojnë se tashmë është krijuar një situatë, e cila nuk do të ketë zgjidhje pa ndërhyrjen ndërkombëtare. Driton Lajçi shpjegon:

“Edhe kësaj radhe duhet të mirëpritet ndërhyjra e ambasadorëve me ndikim në mënyrë që të gjendet mesi i artë, sepse duket se partitë politike që janë dakorduar të bëjnë qeverinë, edhe nëse e bëjnë qeverinë, nuk do të jetë stabile, sepse do të ketë numër të vogël. Normalisht do të ketë legalitet, por se sa do të jetë e qëndrueshme, kjo do të jetë një pikëpyetje”, vlerëson Lajçi.

Sipas Lajçit, në kohën kur Kosova ka përpara sfida të mëdha, ndër të cilat është dialogu me Serbinë, një qeveri stabile me numrat e duhur në Kuvend do të ishte zgjidhja.

Bazuar në një deklaratë të kryeministrit në dorëheqje, Hashim Thaçi, pjesë e koalicionit të ardhshëm do të jetë edhe Lista Ibrahim Rugova, edhe pse ky subjekt politik përfaqësohet vetëm me një deputet në Kuvend. Po ashtu, pjesë e koalicionit pritet të jenë pothuaj të gjitha komunitetet pakicë.

Pas pozicionimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për opozitë, tani PDK-së, si fituese e zgjedhjeve, përveç pakicave, e vetmja parti parlamentare që i ka mbetur në dispozicion për bisedime rreth koalicionit të ardhshëm qeverisës, është AKR-ja/rel
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List