Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Qeveria e “harron” shpejt Ditën e Pavarësisë

Labels:
Filloristët pas një kohe mund të mësojnë në librat e historisë se më 17 shkurt të vitit 2008 ishte Hashim Thaçi ai që e lexoi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, por ata nuk do të mund ta gjejnë askund se më 17 shkurt të vitit 2011, i njëjti person, ani se në krye të Qeverisë, organizoi diçka për kremtimin e pavarësisë.

Qeveria në largim e Kosovës me në krye Hashim Thaçin nuk ka planifikuar asnjë aktivitet të organizuar institucional për të shënuar përvjetorin e tretë të shpalljes së pavarësisë.

Zëdhënësi i Qeverisë në largim, Memli Krasniqi ka thënë se mungesa e institucioneve të reja ka bërë që ekzekutivi të mos ketë hartuar ndonjë agjendë për hir të trevjetorit të pavarësisë, shkruan Koha.

Mirëpo, drejtoresha për Kulturë, Sport dhe Rini në Komunën e Prishtinës, Vlora Dumoshi, ka treguar që udhëheqja e kryeqytetit për shënimin e përvjetorit të tretë të pavarësisë ka ndarë një shumë në vlerë prej shtatë mijë eurosh. Ajo ka bërë me dije se për ta festuar sa më mirë trevjetorin e pavarësisë, Komuna e Prishtinës të ketë filluar përgatitjet që afro një muaj.
“Me rastin e përvjetorit të pavarësisë, Komuna e Prishtinës është duke u përgatitur që një muaj dhe do të organizojë një sërë aktivitetesh kulturo-artistike”, ka thënë Dumoshi.

E para për Kulturë, Sport dhe Rini në Komunën e Prishtinës ka nxjerrë në shesh edhe aktivitetet, me të cilat do të karakterizohet 17 shkurti në Prishtinë.

“Agjenda fillon nga mëngjesi, ku drejtuesit e Komunës së Prishtinës do të qëndrojnë te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe te varrezat e dëshmorëve, pastaj në orën 11:00 është akademia solemne në Komunën e Prishtinës, ku bëhet inaugurimi i sallës së re, më pas në orën 12:00 është një shfaqje në teatrin “Dodona”, mandej në orën 13:00 është programi artistik për fëmijë që mbahet në sheshin ‘Nëna Terezë’”, ka treguar Dumoshi.

“Kurse në mbrëmje në orën 20:00 fillon programi për të rinj në bashkëpunim me Radiotelevizionin e Kosovës, dhe në fund në orën 22:00 do të shkrepen fishekzjarrët për dhjetë minuta pandërprerë”. /Telegrafi
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List